Në kuadër të bashkëpunimit me Universitetin e Poitiers, Francë, Programi Erasmus +, hapen thirrjet për të ndjekur një vit akademik për studime pranë Institutit të Administrimit të Ndërmarrjeve (Institute d'Administration des Entreprises, IAE), dhe Fakultetin e Shkencave Ekonomike për vitin akademik 2023-2024.

  • Hapet thirrja për aplikim për 10 (dhjetë) bursa për studentët e programit Master në kuadër të Programit Erasmus +, në Institutin e Administrimit të ndërmarrjeve (IAE), programet në gjuhën franceze, Universitetin e POITIERS, Francë, për vitin akademik 2023-2024.
  • Hapet thirrja për aplikim për 2 (dy) bursa për studentët e programit Master në kuadër të Programit Erasmus +, në Institutin e Administrimit të ndërmarrjeve (IAE), programet në gjuhën angleze, në Universitetin e POITIERS, Francë, për vitin akademik 2023-2024.
  • Hapet thirrja për aplikim për 3 (tre)bursa për studentët e programit Master në kuadër të Programit Erasmus +, në gjuhën franceze, në Fakultetin e Shkencave Ekonomike (Faculte des Sciences Economique), në Universitetin e POITIERS, Francë, për vitin akademik 2023-2024.

Afati për aplikim: 15 janar 2023
Dokumentet duhen dorëzuar dorazi në Rektoratin e Universitetit të Tiranës, Sektori i Marrëdhënieve me Jashtë si dhe duhet të dërgohen të skanuara në e-mailin Questo indirizzo email è protetto dagli spambots. E' necessario abilitare JavaScript per vederlo..
Universiteti i Tiranës ju uron suksese në aplikimin tuaj!

Klikoni për më tepër:
Thirrje për aplikim për bursa studimi në Francë

 

Copyright © 2024 Fakulteti i Ekonomisë, Universiteti i Tiranës. Të gjitha të drejtat e rezervuara.