Ditën e Premte, dt. 16 Dhjetor 2022, në ambientet e Fakultetit të Ekonomisë u zhvillua një leksion i hapur me pedagogen e ftuar nga Universiteti i Bolonjës Magali Fia me temë “Inovacionin social dhe vlerësimi i politikave publike me fokus në çështjet e ndikimit social dhe marrëdhëniet ndërmjet qeverisjes dhe performancës së ndërmarrjeve dhe universiteteve” me studentët e Masterit të Shkencave Administrim Biznesi dhe Masterin e Shkencave Administrim Publik.

Të pranishëm në aktivitet ishin Znj. Magali Fia, studiuese post doktorale, anëtare e Qendrës së Biznesit Social Yunus dhe anëtare e komitetit shkencor të Qendrës EconomEtica për Etikën e Biznesit të Universitetit të Bolonjës, studentët si dhe Prof. Asoc. Genc Alimehmeti.

Znj. Magali i njohu studentët me Inovacionin social, vlerësimi i politikave publike me fokus në çështjet e ndikimit social dhe marrëdhëniet ndërmjet qeverisjes dhe performancës së ndërmarrjeve dhe universiteteve, veçanërisht me tematikën më të fundit të diskutimit për Italinë, për të cilën ajo kishte kryer dhe një studim “Për qeverisjen e universiteteve publike si ndërmarrjet private”.

Tematikat e diskutuara me studentët ishin, “Pse universitetet nuk janë të organizura si firmat private”, “Qeverisja e universiteteve si korporata të mëdha”, “Universitetet dhe zhvillimi i qëndrueshëm”, “Etika e biznesit” si dhe “Qeverisja sociale e korporatave”.

Në fund të aktivitetit, studentë dhe pedagogët drejtuan pyetje në lidhje me temën e prezantuar.

Foto gjatë leksionit të hapur

Copyright © 2024 Fakulteti i Ekonomisë, Universiteti i Tiranës. Të gjitha të drejtat e rezervuara.