Bazuar në Rregulloren “Për organizimin e zgjedhjeve për autoritetet drejtuese dhe Senatin Akademik të Universitetit të Tiranës”, Kreu II, Nenin 7, pika 4, dhe pas vendimit nr. 13, datë 02.12.2022 të Komisionit Institucional të Zgjedhjeve për plotësimin e vendit vakant për anëtar nga Z. Igli Tola, në datën 15 Dhjetor 2022, anëtarët e Komisionit  të Zgjedhjeve të Fakultetit të Ekonomisë, u vetëmblodhën për zgjedhjen e Kryetarit të KZF – FE.

Zgjedhja e Kryetarit u zhvillua nëpërmjet një votimi të fshehtë pas shpalljes së vetëkandidimit nga dy anëtarët e komisionit, Prof. Asoc. Dr. Arjeta Abazi (Vokshi) dhe Dr. Gentjan Shaqiri. Nga numërimi i votave rezultoi se kandidati i parë, Prof. Asoc. Dr. Arjeta Abazi (Vokshi) mori  5 (pesë) vota, ndërsa kandidati i dytë, Dr. Gentjan Shaqiri mori 2 (dy) vota.

Në përfundim të procesit të votimit, pas numërimit të votave, Kryetar i Komisionit të Zgjedhjeve të Fakultetit të Ekonomisë, u zgjodh Prof. Asoc. Dr. Arjeta Abazi (Vokshi) me shumicën e thjeshtë të votave të anëtarëve të KZF-së.

Copyright © 2024 Fakulteti i Ekonomisë, Universiteti i Tiranës. Të gjitha të drejtat e rezervuara.