ekipi_1.jpeg

Me rastin e 65-vjetorit të Universitetit të Tiranës, në datën 22 Nëntor 2022 u zhvillua Kampionati i Basketbollit për stafin akademik me 6 fakultetet e UT.

Stafi akademik i Fakultetit të Ekonomisë arriti me shumë sukses të shpallej Kampion i turneut. Kjo arritje erdhi pas një viti përgatitje të rregullt dhe serioze të stafit të pedagogëve tanë, të cilët treguan profesionalizëm dhe paraqitje për t’u përgëzuar ndaj kolegëve të fakulteteve të tjera.

Dekani i Fakultetit të Ekonomisë, Prof. Dhori Kule e mirëpriti ekipin Kampion duke e përgëzuar për këtë sukses që shtoi një tjetër Kupë në muzeun e sukseseve të Fakultetit.

Këtë ceremoni e nderoi me pjesëmarrjen e tij edhe Rektori i UT, Prof. Artan Hoxha, i cili e vlerësoi lart këtë aktivitet dhe uroi ekipin e basketbollit të pedagogëve të FEUT për këtë fitore në kuadër të aktiviteteve për 65 vjetorin e UT dhe shprehu mbështetjen e Rektoratit edhe në të ardhmen për këto aktivitete sportive.

Pas këtij suksesi, stafi i pedagogëve të Fakultetit të Ekonomisë në cilësinë e përfaqësimit të Universitetit të Tiranës do vazhdojë ndeshjet me Universitetet e tjera brenda Shqipërisë.

I urojmë suksese të mëtejshme pedagogëve tanë!

Foto të ekipit fitues në Basketboll të Fakultetit të Ekonomisë

Copyright © 2023 Fakulteti i Ekonomisë, Universiteti i Tiranës. Të gjitha të drejtat e rezervuara.