Në vijim të njoftimit të mëparshëm, këtu do të gjeni kandidatët fitues të cilët kanë qenë në listë pritje për programet e Studimit Master për Vitin Akademik 2022-2023. Fituesit janë shpallur sipas kodit të Aplikimit për Programin përkatës të Studimit. 

Regjistrimet e kandidatëve fitues kryhen në datat 17.11.2022,  nga ora 11:00 - 15:00 dhe 18.11.2022, nga ora 09:00 - 13:00, pranë Zyrës së Informacionit, Fakulteti i Ekonomisë.

Kujdes!

Për t' u regjistruar aplikanti dorëzon fotokopjen e kartës së identitetit, mandatin e pagesës së regjistrimit dhe firmos në regjistrin për programin ku është shpallur fitues. 

Suksese në studimet tuaja Master! 

 

Klikoni për listën:

Listat e Kandidatëve Fitues në Programet e Studimit Master, të cilët kanë qenë në listë pritje.

Copyright © 2024 Fakulteti i Ekonomisë, Universiteti i Tiranës. Të gjitha të drejtat e rezervuara.