Fondacioni Shqiptaro-Amerikan për Zhvillim (AADF), në datën 22 Nëntor 2022, ora 11:00, do të organizojë në Fakultetin e Ekonomisë një sesion informues lidhur me thirrjen e re për aplikimet në programin READ.

Në takim, AADF-ja do të prezantojë procedurat e aplikimit në programin READ. Gjithashtu, pjesëmarrësit do të njihen edhe me risitë e projektit “CleanScore” për këtë vit të ri akademik si dhe me programet në fushën e edukimit dhe të gjitha mundësitë për ndjekjen e praktikave profesionale dhe studimeve në SHBA.

Copyright © 2024 Fakulteti i Ekonomisë, Universiteti i Tiranës. Të gjitha të drejtat e rezervuara.