Të dashur maturantë!

 Në Fakultetin e Ekonomisë ka ende 3 kuota të lira, përkatësisht 2 në Degën Ekonomiks dhe si rrjedhojë e një çregjistrimi ka ende një kuotë të lirë në Degën Administrim Biznes.

 Në vijim të njoftimeve të mëparshëm, regjistrimi do të kryhet në datën 8 Nëntor, në orarin 9:00 – 16:00.

 Në rast të regjistrimit të një maturanti në një program studimi (por të shpallur fitues edhe në programin tjetër të studimit në FE) viza e kuqe në programin tjetër do të zbresë tek maturanti pasardhës.

 Edhe në rastin kur një kandidat deklaron me dokument zyrtar që tërhiqet nga aplikimi, viza e kuqe në programin tjetër do të zbresë tek maturanti pasardhës.

 Përditësimi do të shpallet në faqen e FE në kohë reale.

 Ju mirëpresim!

Listat e Aplikantëve, për dt. 08 Nëntor

Copyright © 2024 Fakulteti i Ekonomisë, Universiteti i Tiranës. Të gjitha të drejtat e rezervuara.