Në kuadër të programit të bursës së diasporës akademike mbi ekspertizën kërkimore (READ), themeluar në vitin 2021 nga Fondacioni Shqiptaro - Amerikan i Zhvillimit (AADF), e cila ofron një mundësi të formalizuar dhe të strukturuar përmes së cilës diaspora akademike shqiptare mund të kontribuojë në zhvillimin e institucioneve të arsimit të lartë në Shqipëri dhe zhvillimin e përgjithshëm të kërkimit shkencor në vend, ka lançuar thirrjen e dytë. 

Ekspertiza Kërkimore nga Diaspora Akademike (READ) është një projekt 7-vjeçar, i cili do të lidhë Institucionet e Arsimit të Lartë (IAL) në Shqipëri me diasporën shkencore shqiptare dhe institucionet e tyre akademike përkatëse. Programi është ndërtuar mbi prioritetet strategjike të AADF në arsim, veçanërisht në sistemin e arsimit të lartë. Gjithashtu do të ndihmojë kërkuesit shqiptarë të aksesojnë grantet kërkimore nga donatorë të ndryshëm duke i trajnuar ata në aftësitë e aplikimit për grante dhe hartimin e projekteve. 

Për informacione më të detajuar do të organizohen dy webinare online në datat 03 Nëntor dhe 16 Nëntor 2022. 

Më poshtë do të gjeni linkun e faqes zyrtare të (READ) ku mund të gjeni një informacion më të detajuar mbi programin si dhe link-et përkatëse të webinareve të sipërcituara.
READ website.

Afati i fundit për dorëzimin e projekteve dhe aplikimeve të studiuesve të diasporës është 17 dhjetor 2022

Copyright © 2024 Fakulteti i Ekonomisë, Universiteti i Tiranës. Të gjitha të drejtat e rezervuara.