Këshilli i Investimeve zhvilloi mbledhjen me tematikë “Mbi disponueshmërinë dhe cilësinë e fuqisë punëtore”, nën drejtimin e Ministres së Financave dhe Ekonomisë, Znj. Delina Ibrahimaj. Prezentë në mbledhje ishte Fakulteti i Ekonomisë me përfaqësues Zv. Dekanin për Marrëdhëniet me Sipërmarrjen dhe Institucionet Publike, Dr. Martin Serreqi, si dhe shoqatat e bizneseve të sektorëve të ndryshëm. 

Tema e diskutimit u bazua në anketimin që Këshilli i Investimeve kishte realizuar me biznese të ndryshme dhe që u prezantua gjatë mbledhjes. Fakulteti i Ekonomisë ka kontribuar në mbledhjen e bazës së të dhënave. Të dhënat mbi tregun e punës ndihmojnë të gjithë reflektojnë dhe të ndjekin politika për nxitjen e punësimit. Ndër të tjera, Ministrja Ibrahimaj theksoi rëndësinë e aftësive të nevojshme sipas kërkesave dhe nevojave të tregut të punës, në kushtet e zhvillimeve të dixhitalizimit. 

Një ndër fokuset e diskutimit ishte rëndësia e bashkëpunimit të institucioneve arsimore dhe bizneseve të sektorëve të ndryshëm, me qëllim nxitjen e punësimit e zhvillimin profesional të të rinjve. Fakulteti i Ekonomisë luan një rol të rëndësishëm në formimin praktik të studentëve, me qëllim rritjen e kapaciteteve, formimin e kapaciteteve që kërkon tregu i punës dhe rritjen e mundësisë së punësimit të shpejtë të studentëve.

Foto nga takimi

Copyright © 2024 Fakulteti i Ekonomisë, Universiteti i Tiranës. Të gjitha të drejtat e rezervuara.