Mundësi për porositje të librave online!

Për të mbajtur ritmin e ri në mënyrën tonë të jetesës e cila po bëhet çdo ditë e më virtuale për shkak të zhvillimit të teknologjisë dhe inovacionit, sot është e nevojshme më shumë se kurdoherë për tu gjendur sa më pranë studentëve tanë në këtë situatë të vështirë të krijuar për shkak të pandemisë Covid19, Fakulteti i Ekonomisë-UT, është bërë pjesë e platformës online “Panairi i Librit”, iniciativë e Top-Channel në bashkëpunim me Shoqatën e Botuesve Shqiptarë.

Nëpërmjet këtij aplikacioni, “Panairi i Librit”, i cili gjendet lehtësisht në android dhe ios, i mundësohet studentëve tanë kudo që ata ndodhen pajisja me librat që duhet të studiojnë në programet e studimit që ndjekin në FE-UT.

Klikoni për më tepër:
Video Ilustruese

Copyright © 2024 Fakulteti i Ekonomisë, Universiteti i Tiranës. Të gjitha të drejtat e rezervuara.