erasmus.jpg

Universiteti i Tiranës hap thirrjen për aplikime për bursa për mobilitete në Middle East Technical University, në Ankara, Turqi, në kuadër të programit Erasmus+, për studentët e UT-së për studime, për semestrin e dytë të vitit akademik 2021-2022.

Llojet e mobilitetit përfshijnë:

- Shkëmbimin e studentëve për studime me bursë Erasmus+;

- Shkëmbimin e studentëve për studime me 0 grant (studenti nuk paguan tarifë shkollimi në Universitetin METU, por shpenzimet e udhëtimit, akomodimit dhe qëndrimit i mbulon me vetë);

Nivelet e mobilitetit për studentët:

- Bachelor (shkëmbim për studime);

- Master (shkëmbim për studime);

*Studentët e nivelit Bachelor, duhet të kenë përfunduar minimalisht një vit studime në UT;

*Studentët e nivelit Master mund të kryejnë edhe kërkimin e tezës së diplomës, por duhet të kontaktojnë në mënyrë individuale me një profesor nga Universiteti METU, sipas programit të studimit, i cili është i gatshëm të punojë me ta.

Kohëzagjatja e bursave:

- Bachelor (1 semestër);

- Master (1 semestër);

Afati për aplikim: 04 Shkurt 2022

Fakulteti i Ekonomisë, Universiteti i Tiranës, ju uron suksese në aplikimin tuaj!

Klikoni për më tepër:

Hapet thirrja për aplikime për bursa për studentët e Universitetit të Tiranës në Middle East Technical University (METU), në Ankara, për semestrin e dytë të vitit akademik 2021-2022

Copyright © 2024 Fakulteti i Ekonomisë, Universiteti i Tiranës. Të gjitha të drejtat e rezervuara.