Departamenti: Stat. & Inf. e zbatuar
Grada/Titulli: Dr.
Funksioni: Personel Akademik
Kontakt: [email protected]
Biografia: Romina MUKA ka mbaruar studimet "Bachelor në Informatikë Ekonomike” në 2012 dhe "Master i Shkencave në Sisteme Informacioni në Ekonomi” në 2014, në Fakultetin e Ekonomisë, Universiteti i Tiranës. Në Shtator 2015 Romina i është bashkuar stafit të Universitetit të Tiranës si pedagoge e brendshme pranë këtij fakulteti. Ajo ka marr gradën “Doktor" në Sisteme Informacioni në Ekonomi në 2020. Në Janar 2018 nisi doktoraturën pranë Norwegian University of Science and Technology (NTNU), Norvegji, në fushën e Smart Grid. Puna e saj kërkimore shkencore aktualisht fokusohet në implementimin optimal të sensorëve dhe kontrollorëve (Intelligent Electronic Devices-IEDs) për menaxhimin e gjeneratës së ardhshme të rrjetit të energjisë elektrike (Smart Grid). Ajo është autore e disa artikujve shkencorë në fushën e Smart Grid, Sistemeve të Informacionit dhe Siguria e Informacionit. Romina ka qënë lektore e ftuar në disa universitete ndërkombëtare në Europë; ka qënë person kontakti dhe pjesë e stafit për projekte të ndryshme të financuara nga Erasmus+, Interreg IPA BCC dhe Industria; si dhe është angazhuar si anëtare e bordeve drejtuese të disa strukturave pranë NTNU.
Fusha e kërkimit: Smart Grid, Sistemet e Informacionit, Siguria e Informacionit
Lëndët: Sistemet e Informacionit të Menaxhimit, Siguria e Informacionit, Informatikë, Menaxhimi i Projekteve të TI
Copyright © 2024 Fakulteti i Ekonomisë, Universiteti i Tiranës. Të gjitha të drejtat e rezervuara.