Departamenti: Stat. & Inf. e zbatuar
Grada/Titulli: prof. Asoc. Dr.
Funksioni: Personel Akademik
Kontakt: [email protected]
Biografia: Kreshnik Vukatana diplomuar në Fakultetin e Shkencave Matematike, Fizike dhe Natyrale – Universiteti i Bolonjës, Departamenti i Shkencave Kompjuterike, në Bachelor (2006) dhe Master (2009). Ka një eksperiencë disa vjeçare si Konsulent Informatik, pranë një kompanie multinacionale me qendër në Milano, ku aktivitetet kryesore dhe përgjegjësitë kanë qenë të fokusuara në Analizën e Sistemeve, Menaxhimin e Projekteve dhe Zhvillimin e Softeve. Aktualisht, pedagog në Universitetin e Tiranës, Fakulteti i Ekonomisë, Departamenti i Statistikës dhe Informatikës së Zbatuar. Përgjegjës për lëndët Aplikimet Mobile, Sistemet e Bazave të të Dhënave dhe Programim në Web. Mban gradën Doktor i Shkencave në Sisteme Informacioni, me tezë doktorate në fushën e Sigurisë dhe Gjurmueshmërisë së Produkteve Shqiptare.
Fusha e kërkimit: Bazat e të Dhënave, Teknologjia Mobile, Teknologjia Web, Çështjet e Sigurisë në fushat e mësipërme
Lëndët: Programim në Internet, Analizë dhe Projektim i Bazave të të Dhënave, Aplikimet Mobile, Menaxhimi i Informacionit Teori e Bazave të të Dhënave
Copyright © 2024 Fakulteti i Ekonomisë, Universiteti i Tiranës. Të gjitha të drejtat e rezervuara.