Departamenti: Marketing
Grada/Titulli: Prof. Dr.
Funksioni: Personel Akademik
Kontakt: [email protected]
Biografia: Është diplomuar pranë Fakultetit të Ekonomisë, Universiteti i Tiranës në 1994 për Merceologji. Pranë FEUT, ka kryer studimet Master në vitin 1998 dhe Doktoraturë në vitin 2001 në fushën e Marketingut në Turizmin Shqiptar. Prej 1996 deri ne 2001 ka qenë pedagoge pranë UV, dhe prej vitit 2001 pedagoge efektive pranë Departamentit të Marketing Turizmit, FEUT. Pas marrjes së gradës “Doktor” në 2002, ka qenë lektore për 13 vjet në nivelin bachelor dhe master, dhe pas titullit “Prof Asoc” në prill 2011 ka qenë lektore edhe në Shkollë Doktorature. Pranë FEUT në shkurt 2016 merr titullin “Prof Dr”. Në vitet 2008-2012 ka qenë Anëtare e Këshillit Shkencor të FEUT dhe në 2012 - 2016 Zv. Dekane për nivelin Master. Që prej 1996: • Ka kryer mjaft specializime/trainime/programe kërkimore intensive në vende si: Slloveni, Kroaci, USA, Izrael, Angli, Itali, Francë, Serbi, Bullgari, Maqedoni; • Ka marrë pjesë si autore/bashkautore në referime shkencore në konferenca ndërkombëtare dhe kombëtare, si dhe ka qenë pjesë e komiteteve shkencore të disa prej tyre, si dhe në revista ndërkombëtare me borde editorial; • Është Editoral Member/Reviewer në disa revista ndërkombëtare; • Pjesë e projekteve të ndryshme si Ekspert dhe/ose Kordinator në fushën e turizmit, marketingut dhe mjedisit; • Është autore/bashkautore e 2 monografive në gjuhën angleze (përkatësisht botuar nga IEDC, Bled School of Management, Slloveni dhe Springer, Gjermani) dhe një në gjuhën shqipe, si dhe e disa teksteve/cikle leksionesh.
Fusha e kërkimit: Marketing, Turizëm, Sipërmarrje, Zhvillim i Qëndrueshëm, Emarketing
Lëndët: Marketingu Sipërmarrës, Menaxhimi i Turizmit të Qëndrueshëm
Copyright © 2024 Fakulteti i Ekonomisë, Universiteti i Tiranës. Të gjitha të drejtat e rezervuara.