Departamenti: Marketing
Grada/Titulli: Prof. Dr.
Funksioni: Personel Akademik
Kontakt: [email protected]
Biografia: Diplomuar shkëlqyeshëm në FE, UT, në degë n Ekonomist për industrinë dhe po atë vit ka filluar si pedagoge në fakultet. Në vitin 1997 ka mbrojtur gradën shkencore Doktor i Shkencave në Ekonomi dhe në vitin 2001 dhe 2011 ka fituar titujt akademike Profesor i Asociuar dhe Profesor. Ka studiuar,është kualifikuar dhe specializuar në SHBA, Britanine e Madhe, Greqi etj, Eshtë lektore në bacelor dhe master në FE dhe në universitete të tjera publike në Shqipë ri, Kosovë e Maqedoni në lendet : Bazat e Marketingut, Drejtimi Marketing, Strategji Marketing, Metoda Kë rkimi dhe Kë rkim i Aplikuar. Ë shtë hartuese e programeve bachelor, mastër dhe doktorature si dhe referuese në disa dhjetë ra konferenca e kongrese shkencore në SHBA, Angli, Gjermani, Francë , Itali, Danimarkë , Kroaci, Qipro, Turqi, Greqi, Serbi , Rumani, Maqedoni, Kinë , etj. Është autore dhe bashkë autore e disa dhjetë ra artikujve shkencorë botuar në revista ndërkombëtare prestigjioze me faktor impakti në fushën e ekonomisë , manaxhimit, marketingut, financave e teknologjisë së informacionit e konunikimit. Është anëtare e bordeve shkencore dhe asociate editore e disa revistave shkencore ne SHBA, Angli, France, Slloveni. Rumani, Qipro etj. Është autore dhe bashkë autore e disa teksteve universitarie në Usa, Angli, Rumani Indi,, Ka kryer funksionin e përgjegjëses së departamentit Marketing e Turizëm në vitet 2007-20011, E drejtoreshës së shkollës së edukimit në distancë , dhe e shkollës së masterit pranë FE, UT si dhe kordinatore e shkollës së doktoraturës në Marketing dhe Manaxhim turizmi . Ka qënë Anëtare e KëshillitSshkencor të FE dhe e Këshillit të Profesorëve ,, Ka qënë drejtuese e disa dhjetëra tezave të masterit bacelorit dhe doktoraturës si brenda dhe jashtë vendit . Është autore e disa teksteve universitare : Bazat e Marketingut, Drejtimi Marketing, Metoda Shkencore Kërkimi, Kërkimi Marketing, Strategjia Marketing dhe Marketingu i Shërbimeve. Po ashtu, është bashkëautore e disa teksteve universitare të botuara jashtë vendit si në SHBA, Indi, Angli etj: Tourism Marketing, DERC Publishing, USA, Comparative Tourism Marketing, ABHHIJETT Publishing, New Dehli, Indi; Knowledge management practices from developing economies, ABHHIJETT Publishing, New Dehli, New Handbook of Consumer Behaviour: an international perspective, EMERALD, Grand Britania, etj
Fusha e kërkimit: Marketing, Metodat e Kërkimit shkencor dhe Kërkimi i Aplikuar në Treg, Strategjia dhe Drejtimi marketing
Lëndët: Kërkimi i Aplikuar i Tregut, Strategji Marketingu
Copyright © 2024 Fakulteti i Ekonomisë, Universiteti i Tiranës. Të gjitha të drejtat e rezervuara.