Biografia: Blanka Xhani është pedagoge dhe kërkuese shkencore pranë Departamentit të Manaxhimit, Fakultetit të Ekonomisë, Universiteti i Tiranës, që prej vitit 2020. Ajo ka përfunduar studimet universitare në Administrim Biznes (Manaxhim), Master Shkencor në Financë dhe Bachelor në Drejtësi në Universitetin e Tiranës. Në vitin 2025 ka fituar gradën shkencore Doktor, me temën “Nga Përgjegjësia Sociale e Korporatave te Inovacioni i Gjelbër: Ndikimi në Performancë”.
Znj. Xhani ka mbi 14 vite përvojë profesionale në sektorin bankar, ku ka mbajtur pozicione drejtuese dhe analitike në fushën e riskut financiar, riskut të kredisë dhe bankimit retail. Aktualisht, ajo zhvillon mësimdhënie në lëndët Menaxhimi i Burimeve Njerëzore dhe Qeverisja e Korporatave, në programet Bachelor dhe Master.
Interesat e saj kërkimore dhe publikimet shkencore fokusohen në marrëdhënien ndërmjet përgjegjësisë sociale të korporatave, inovacionit të gjelbër dhe performancës financiare dhe jofinanciare, me artikuj të botuar në revista dhe konferenca shkencore të indeksuara ndërkombëtarisht. Ajo është e angazhuar në projekte kërkimore, përfshirë iniciativa që lidhen me integrimin europian, sipërmarrjen e grave, menaxhimin e energjisë në kampuset universitare, si dhe reformat në politikat e punësimit dhe arsimin profesional.
Gjithashtu, Blanka Xhani ka marrë pjesë në trajnime dhe programe ndërkombëtare në disa vende europiane, përfshirë Spanjën, Gjermaninë, Finlandën, Italinë, Rumaninë dhe Hollandën, duke kontribuar në forcimin e bashkëpunimit akademik ndërkombëtar.
Fusha e kërkimit: Qeverisja e Korporatave, Përgjegjësia Sociale e Korporatave, Inovacion i Gjelbër dhe Menaxhim i Burimeve Njerëzore.
Lëndët: Menaxhim i Burimeve Njerëzore dhe Qeverisja e Korporatave.