Departamenti: Menaxhim
Grada/Titulli: Dr.
Funksioni: Personel Akademik
Kontakt: [email protected]
Biografia: Sidita Dibra është lektore që në vitin 2004 pranë Fakultetit të Ekonomisë, Universiteti i Tiranës dhe punon gjithashtu si kërkuese, konsulente dhe trajnere në çështjet organizative dhe të zhvillimit të burimeve njerëzore. Gjatë vitit akademik 2007-2008, ajo ka qenë lektore e ftuar në George Washington University në Washington, DC, angazhuar në Programin e Kërkimit në të Mësuarin Social dhe Organizativ. Sidita Dibra ka një titull MBA nga programi i përbashkët master i Universitetit të Tiranës dhe Universitetit të Nebraskës, si dhe ka titullin Doktor nga Universiteti i Tiranës në fushën e trajnimit dhe zhvillimit të punonjësve. Gjatë viteve të fundit, Sidita është përfshirë aktivisht në projekte të zhvillimit dhe kërkimit të aplikuar, duke bashkëpunuar me donatorë dhe agjensi të huaja, fokusuar kryesisht në fushën e arsimit e formimit profesional. Sidita është aktive në kërkimin shkencor dhe të aplikuar, përmes botimeve dhe pjesëmarrjes në konferenca kombëtare dhe ndërkombëtare.
Fusha e kërkimit: Trajnimi dhe Zhvillimi i Burimeve Njerëzore; Arsimi dhe Formimi Profesional
Lëndët: Menaxhim i Burimeve Njerëzore, Menaxhimi i Burimeve Njerëzore në Sektorin Publik
Copyright © 2024 Fakulteti i Ekonomisë, Universiteti i Tiranës. Të gjitha të drejtat e rezervuara.