Dep Manaxhim

Departamenti i Menaxhimit është krijuar në vitin 1993, mbi bazën e “Katedrës së Ekonomisë së Industrisë” dhe “Katedrës së Organizimit të Ndërmarrjeve". Aktualisht ka 27 pedagogë efektive nga të cilët 6 mbajnë titullin Prof., 6 Prof. Assoc., 9 Dr. dhe 6 mbajnë titullin “master” (njëkohësisht janë edhe studentë të doktoratës). Për më tepër departamenti angazhon një numër pedagogësh të jashtëm, me eksperiencë pune si edhe me kualifikimin master dhe doktorë shkencash.

Stafi akademik i Departamentit të Menaxhimit mbulon anën akademike dhe zbatimin e planeve dhe programeve mësimore të nivelit Bachelor në Administrim Biznesi, Master Shkencor e Profesional në Administrim Biznesi e Administrim Publik, si dhe studimet e doktoratës. Këto programe integrojnë jo vetëm principet e Deklaratës së Bolonjës, por edhe eksperiencat më të mira në nivel global si rezultat i një angazhimi kërkimor dhe akademik shumë-vjeçar të një stafi të kualifikuar dhe aktiv.
Në Departamentin e Menaxhimit kombinohet në mënyrë adekuate puna e profesoratit, përvoja vendase dhe e huaj me punën e gjeneratave të reja. Sistemi i njohurive që ofron ky departament përmbush standardet ndërkombetar të edukimit.

Departamenti i Manaxhimit, aktualisht ka 31 pedagogë efektivë nga të cilët 6 mbajnë titullin ”Profesor”, 6 titullin ”Profesor i Associuar”, 9 kanë graden ”Doktorë shkencash”, 10 pedagogë janë me diplomë ”Master” të angazhuar intensivisht në kualifikimin pasuniversitar dhe që përballojnë me sukses një ngarkesë të konsiderueshme pedagogjike.

Departamenti i Menaxhimit përmes përgatitjes së lartë akademike, profesionale dhe motivimit synon të edukojë manaxherë profesionistë, që të drejtojnë në mënyrë të sukseshme, si dhe të udhëheqin transformimet e organizatave moderne të biznesit, në një mjedis kompleks dhe dinamik. Të diplomuarit tanë zhvillojnë aftësi kritike dhe krijuese në mënyrë që të drejtojnë me integritet, pasion dhe etikë, organizatat dhe institucionet.

Krahas mësimdhënies cilësore stafi akademik i departamentit është i angazhuar në një punë të gjerë studimore-shkencore e botuese në funksion të procesit mësimor. Ai, gjithashtu, jep kontribut të vazhdueshem profesional në reformimin e ekonomisë së vendit, veçanërisht në fushën e administrimit publik dhe të manaxhimit të bizneseve shqiptare. Në të njëjtën kohë, ai bashkëpunon edhe me një numër institucionesh vendase për çështje të ekonomisë dhe biznesit shqiptar. Gjatë këtyre viteve që prej formimit të tij, Departamenti ka pasur në vijimësi bashkëpunime me departamente të universiteteve të huaja, si në Gjermani, Britani, Itali, Francë, SHBA, Greqi, Slloveni, Kosovë, etj.

Copyright © 2024 Fakulteti i Ekonomisë, Universiteti i Tiranës. Të gjitha të drejtat e rezervuara.