Departamenti: Kontabilitet
Grada/Titulli: MSc.
Funksioni: Personel Akademik
Kontakt: [email protected]
Biografia: Msc. Viron Zaçe është pedagog me kohë të plotë pranë Departamentit të Kontabilitetit, Fakulteti i Ekonomisë, Universiteti i Tiranës. Viron Zaçe është diplomuar në Bachelor në vitin 2015 pranë Fakultetit të Ekonomisë, Universiteti i Tiranës. Në vitin 2018 ka përfunduar studimet Master i Shkencave në Kontabilitet dhe Auditim pranë Fakultetit të Ekonomisë, Universiteti i Tiranës. Që prej vitit 2015 punon në fushën e kontabilitetit dhe të implementimit të sistemeve të informacionit kontabël në subjekte ekonomike të ndryshme të vendit tonë dhe të huaja. Pjesëtar i grupit të punës për hartimin e pasqyrave financiare të vitit 2017 pranë Ministrisë së Financave dhe Ministrisë së Mbrojtjes. Është njohës shumë i mirë i disa sistemeve kontabël shqiptare dhe të huaja. Njohuri shumë të mira të gjuhës angleze, franceze dhe italiane. Fushat e interesit përfshijnë Kontabilitetin Menaxherial dhe Sistemet e Informacionit në Kontabilitet.
Fusha e kërkimit: Kontabilitet Menaxherial dhe Sistemet e Informacionit në Kontabilitet
Lëndët: Kontabilitet Kosto, Kontabilitet Drejtimi
Copyright © 2024 Fakulteti i Ekonomisë, Universiteti i Tiranës. Të gjitha të drejtat e rezervuara.