Biografia: Aktualisht Doktore e shkencave në ekonomi pranë Fakultetit të Ekonomisë të Universitetit të Tranës, ka kryer studimet e larta në degën Financë-Kontabilitet pranë këtij fakulteti ndërsa në vitin 2010 ka marrë diplomën e Masterit Shkencor në Kontabilitet dhe Financë pranë London College, UCK, Angli.
Që prej vitit 2005 pedagoge e brendshme e FEUT-së në departamentin e Kontabilitetit. Gjatë kesaj periudhe ka kryer shkëmbim të stafit si dhe mësimdhënie në Universitetin e Luksemburgut, Universitetin EU Business, Gjenevë si dhe Universitetin Politeknik të Tiranës. Pjesmarrëse në disa trajnime në kuadrin e projekteve Erasmus +, HAP Albania, IPA Albania në Austri, Kroaci, Shqipëri.
Njohëse e mirë e gjuhëve të huaja Anglisht, Fërngjisht, Italisht dhe Spanjisht.
Autore e parë dhe bashkëautore e disa artikujve të botuar në revista me bord editorial dhe faktor impakti si jashtë dhe brenda vendit. Referuese në disa konferenca shkencore ndërkombëtare të organizuara nga FEUT, Këshilli Kombëtar i Kontabilitetit, etj.
Fusha e kërkimit: Zhvillimi i shërbimeve të sigurisë dhe konsulencës në Shqipëri, Zbatimi i standardeve ndërkombëtare të kontabilitetit publik në Shqipëri, Metodologjia e kërkimit në kontabilitet, Zhvillimi i metodave të reja të Kontabilitetit të Kostos dhe Drejtimit në fusha me interes të vecantë për ekonominë shqiptare si prodhimi, ndërtimi apo shëndeti publik.
Lëndët: Kontabiliteti Publik dhe i OJF, Kontabiliteti Publik dhe i OJF, Shërbimet e Konsulencës, të Dhënies së Sigurisë dhe të tjera Profesionale