Departamenti: Kontabilitetit
Grada/Titulli: Prof. Asoc. Dr.
Funksioni: Personel Akademik
Biografia: Ka përfunduar në vitin 1999 studimet e larta në degën financë-kontabilitet, profili financë në FEUT. Nga viti 2005 dhe aktualisht është personel akademik në Departamentin e Kontabilitetit. Ka fituar gradën shkencore “Doktor” në fushën e Kontabilitetit në vitin 2013 dhe titullin akademik “Profesor i Asociuar” në vitin 2021. Ka fituar të drejtën e ushtrimit të profesioneve të lira Kontabilist i Miratuar (2003) dhe Auditues Ligjor (2008). Zj. Miti ka një eksperiencë profesionale, e cila është e shtrirë si në sektorin publik ashtu edhe në sektorin privat, të tillë si: inspektore finance në Prefekturën Berat (1999-2004), Anëtare e Komisionit të Jashtëm të Vlerësimit (2019-2022), anëtare e Komitetit të Auditimit të Brendshëm në MF (2014-2015), anëtare e Komitetit Kombëtar të Drejtimit për projektin “Zhvillimi i Kontabilitetit në sektorin Publik” (2018 dhe në vijim). Aktualisht është pjesë e bordit editorial të disa revistave shkencore ndërkombëtare, trajnere në fushën e standardeve të kontabilitetit, eksperte lokale e projektit në nivel kombëtar “Zhvillimi i qëndrueshëm i kapaciteteve të sektorit të ujit në Shqipëri”, anëtare e shoqatave profesionale IKM dhe IEKA, si dhe në mënyrë të vazhdueshme zhvillon konsulenca në fushën e kontabilitetit, auditimit dhe analizës së pasqyrave financiare për njësitë ekonomike që ushtrojnë aktivitete në sektorë të ndryshëm.
Fusha e kërkimit: Kontabilitet, auditim, standartet e kontabilitetit, etika profesionale dhe analizë e pasqyrave financiare.
Lëndët: Kontabilitet Kosto, Kontabilitet Drejtimi, Standartet Ndërkombëtare dhe Kombëtare të kontabilitetit, Analiza e Pasqyrave Financiare,
Copyright © 2024 Fakulteti i Ekonomisë, Universiteti i Tiranës. Të gjitha të drejtat e rezervuara.