Departamenti: Financë
Grada/Titulli: Dr.
Funksioni: Personel Akademik
Kontakt: [email protected]
Biografia: Blisard Zani është Lektor me kohë të plotë pranë Departamentit të Financës, FEUT, njëkohësisht dhe Kërkues Postdoktoral pranë Institutit Politeknik të Viseut, Portugali. Blisardi ka përfunduar studimet e ciklit të dytë si Master i Shkencave në Financë me Medalje të Artë pranë Fakultetit të Ekonomisë në Universitetin e Tiranës. Ka mbrojtur gradën ‘Doktor i Shkencave në Ekonomi’ me temën "Stagflacioni – si risk që shoqëron të ardhmen e ekonomisë shqiptare". Për disa vite ka punuar si ekspert fiskal në Drejtorinë e Harmonizimit Fiskal në Ministrinë e Financave dhe Ekonomisë, në sektorin e Analizave dhe Statistikave Fiskale, duke qenë autor i Raportit të parë mbi Shpenzimet Tatimore në Republikën e Shqipërisë. Ka qenë gjithashtu pjesëtar i Grupit Ndërinstitucional të Punës për Integrimin Evropian (GNPIE) për kapitullin 33 “Dispozitat Financiare dhe Buxhetore”. Prej vitit 2018 është angazhuar si Pedagog pranë Departamentit të Financës, FEUT. Blisardi është anëtar aktiv i Rrjetit Evropian për Bashkëpunimin në Shkencë dhe Teknologji (COST). Është pjesëmarrës në disa projekte kërkimore kombëtare dhe ndërkombëtare të financuar nga UT, AKKSHI dhe BE. Ai ka botuar një seri artikujsh shkencorë dhe referime në Konferenca Shkencore Ndërkombëtare në revista të indeksuara me faktor impakti. Ka kryer shkëmbime dhe vizita akademike në Turqi, Belgjikë, Hollandë, Lituani, Çeki, Francë, Greqi, Gjeorgji, Sllovaki, Poloni, Finlandë, etj. Gjatë vitit 2025 Blisardi ka kryer gjithashtu edhe dy Misione Kërkimore - Shkencor me fokus simbiozën industriale pranë Universitetit të Siedlce, Poloni dhe Universitetit Ekonomik të Bratislavës, Sllovaki.
Fusha e kërkimit: Portfolet Dixhitale; Ekonomia Qarkulluese; Simbioza Industriale; Modelimet në Financë
Lëndët: Bazat e Financës, Hyrje në Modelim Financiar, Teoria dhe Drejtimi i Portofolit
Copyright © 2026 Fakulteti i Ekonomisë, Universiteti i Tiranës. Të gjitha të drejtat e rezervuara.