Departamenti: Financë
Grada/Titulli: Prof. Asoc. Dr
Funksioni: Personel Akademik
Kontakt: [email protected]
Biografia: Llesh Lleshaj u diplomua në Korrik 2010 (me diplomë DIND), pranë Fakultetit të Ekonomisë, në Universitetin e Tiranës, në degën Financë-Kontabilitet, profili Financë, ku u vlerësua me Medalje Argjendi. Në vitet 2010-2012 punoi në sektorin bankar si specialist i analizës së kredisë dhe riskut, për kreditë e madha të korporatave, ndërsa në vitet 2012-2013 punoi në sektorin e biznesit të madh privat, si specialit i vlerësimit të efiçencës së biznesit. Në Janar 2013 fitoi të drejtën e studimeve të doktoraturës në profilin Statistika Ekonomike, pranë Departamentit të Statistikës dhe Informatikës së Zbatuar, FEUT. Në Tetor 2013 u emërua pedagog me kohë të plotë, pranë Departamentit të Financës, FEUT, ku vijon të ushtrojë profesionin si lektor në sistemin bachelor.
Fusha e kërkimit: Analiza Sasiore në Financë
Lëndët: Hyrje në Modelim Financiar, Drejtim Financiar
Copyright © 2024 Fakulteti i Ekonomisë, Universiteti i Tiranës. Të gjitha të drejtat e rezervuara.