Departamenti: Financë
Grada/Titulli: Prof. Asoc. Dr.
Funksioni: Personel Akademik
Kontakt: [email protected]
Biografia: Alban Korbi është pedagog me kohë të plotë në Departamentin e Financës që nga viti 2005. Ka përfunduar studimet në degën Financë-Kontabilitet, profili Bankë, në Fakultetin e Ekonomisë në vitin 2005 dhe në vitin 2008 studimet Master i Nivelit të Dytë në Financë pranë këtij Fakulteti. Ai zotëron titullin Docent të marrë në vitin 2010 nga Fakulteti i Ekonomisë dhe gradën Doktor të marrë në vitin 2015. Ai është i angazhuar në mësimdhënie në nivelin Bachelor dhe Master, kryesisht në lëndët Drejtim Financiar, Drejtim Financiar i Avancuar dhe Drejtim Financiar Ndërkombëtar; është bashkautor në tekstin mësimor “Sistemi Financiar", redaktor shkencor dhe kontribues në hartimin e një sërë tekstesh në fushën e financës. Ai ka një kontribut të gjerë në fushën kërkimore të pasqyruar në artikuj shkencorë, botime dhe pjesëmarrje në konferenca brenda dhe jashtë vendit. Ai gjithashtu ka eksperiencë në sektorin bankar, sektorin privat, si dhe ka mbajtur pozicione të ndryshme në Fakultetin e Ekonimisë, si koordinator i masterave, praktikave mësimore etj.
Fusha e kërkimit: Sistemi financiar; Financat e ndërmarrjes; Financat ndërkombëtare
Lëndët: Drejtim Financiar, Drejtim Financiar i Avancuar, Drejtim Financiar Ndërkombëtar
Copyright © 2024 Fakulteti i Ekonomisë, Universiteti i Tiranës. Të gjitha të drejtat e rezervuara.