Departamenti: Ekonomiks
Grada/Titulli: MSc.
Funksioni: Personel Akademik
Kontakt: [email protected]
Biografia: Ka kryer studimet Bachelor në Ekonomiks në Universitetin e Tiranës dhe në vitin 2013 kam përfunduar studimet Master Shkencor në të njëjtin profil. Me përfundimin e studimeve, prej më tepër se 7 vitesh, ka punuar në Ministrinë e Financave dhe Ekonomisë, fillimisht në drejtorinë makroekonomike, si specialiste në sektorin e planifikimit makroekonomik dhe më pas në drejtorinë e investimeve publike në buxhetin e shtetit, si përgjegjëse e raportimit të investimeve publike. Gjatë kësaj kohe ka ndjekur disa trajnime brenda dhe jashtë vendit si edhe zotëron certifikim në menaxhim dhe politika publike nga Universiteti Sciences Po në Paris. Fushat kryesore të trajnimeve kanë qenë analizë dhe politika makroekonomike, ekonomi e aplikuar, reforma strukturore dhe çështje që lidhen me programimin buxhetor, të financuara nga Fondi Monetar Ndërkombëtar, BE, OECD, OBT dhe organizata të tjera ndërkombëtare. Që nga viti 2016, ka qenë gjithashtu e angazhuar si pedagoge me kohë të pjesëshme në Departamentin e Ekonomiksit.
Fusha e kërkimit: Ekonomiks
Lëndët: Hyrje në Ekonomi, Makroekonomi, Mikroekonomi, Shkrim Akademik
Copyright © 2024 Fakulteti i Ekonomisë, Universiteti i Tiranës. Të gjitha të drejtat e rezervuara.