Biografia: Anisa Plepi është lektore dhe kërkuese shkencore pranë Departamentit të Ekonomiksit, Universiteti i Tiranës, të cilit iu bashkëngjit në vitin 2015. Ajo ka përfunduar studimet e larta bachelor për Informatikë Ekonomike pranë Universitetit të Tiranës dhe ato pasuniversitare Master Shkencor në Ekonomiks duke u diplomuar me Medalje Ari. Anisa mban titullin “Doktore e Shkencave Ekonomike” që prej vitit 2021. Pas përfundimit të studimeve pasuniversitare, ka zhvilluar një praktikë kërkimore pranë Bankës së Shqipërisë, Departamenti i Politikës Monetare si edhe pranë Ministrisë së Financave dhe Ekonomisë, Drejtoria e Përgjithshme e Politikave Makroekonomike dhe Çështjeve Fiskale. Në vitin 2019 zhvilloi një vizitë kërkimore pranë Universitetit të Padovas në kuadër të një projekti kërkimor lidhur me rishikimin e mandateve të Bankave Qendrore në ekonomitë në zhvillim. Gjatë aktivitetit të saj akademik e shkencor, Anisa është vlerësuar me disa çmime, ndër të cilat “Medalja e Artë”, “Çmimi i Guvernatorit për Diplomën më të mirë (III)”, bursa kërkimore COIMBRA për Kërkuesit e Rinj Shkencorë nga Europa e Afërt”.
Fusha e kërkimit: Ekonomia Politike e Teknologjisë, Ekonomia Politike e Parasë Digjitale, Gjeoekonomi, Infrastrukturat e Tregjeve Financiare, Zonat Ekonomike