Departamenti: Ekonomiks
Grada/Titulli: Dr.
Funksioni: Personel Akademik
Kontakt: [email protected]
Biografia: Eshtë pedagog i brendshëm në fakultetin e Ekonomisë, pranë departamentit të Ekonomiksit nga viti 2009. Lektor i lëndës së Makroekonomisë në sistemin Bacelor dhe Ekonomisë së Zhvillimit në sistemin master. Gjatë periudhës 2007-2009 ka punuar pranë INSTAT në drejtorinë e Llogarive Kombëtare. Gjatë periudhës 2015-2016, me anë të Programit LEAD ALBANIA ka kryer funksionin e këshilltarit ekonomik në Ministrinë e Financave. Ka kryer studimet e doktoratures gjate periudhes 2010-2013 prane FEUT duke u fokusuar tek modelet e rritjes ekonomike dhe konvergjenca drejt BE per vendet e Ballkanit Perendimor. Autor i shumë konferencave kombëtare dhe ndërkombëtare si dhe botimeve shkencore që lidhen kryesisht me fenomenet e Zhvillimit dhe rritjes ekonomike si dhe financat publike.
Fusha e kërkimit: Politikat e Rritjes dhe Zhvillimit ekonomik, politikat fiskale kryesisht mbi borxhin publik dhe buxhetin, modelet e konvergjencës dhe procesi “Catch-up”, statistika ekonomike.
Lëndët: Makroekonomi, Ekonomiks Zhvillimi
Copyright © 2024 Fakulteti i Ekonomisë, Universiteti i Tiranës. Të gjitha të drejtat e rezervuara.