Departamenti: Ekonomiks
Grada/Titulli: Prof. Asoc. Dr.
Funksioni: Personel Akademik
Kontakt: [email protected]
Biografia: Biografi e shkurtër: Kam përfunduar studimet universitare në vitin 2003, në Universitetin e Tiranës, Fakulteti Ekonomik, Dega Ekonomiks. Që prej këtij viti jam pedagoge pranë këtij institucioni. Në vitin 2006 kam përfunduar studimet pasuniversitare, Master në Studime Ekonomike Europiane, në bashkëpunim me Universitetin e Bambergut (Gjermani). Në tetor të vitit 2011 kam marrë gradën Doktor i Shkencave Ekonomike, pranë Fakultetit Ekonomik, Universiteti i Tiranës. Në nëntor të vitit 2015 kam marrë titullin “Profesor i Asocuar” pranë këtij institucioni. Që prej vitit 2003 kam marrë pjesë në 15 konferenca ndërkombëtare dhe kam realizuar afersisht 10 artikuj ku 4 prej tyre janë në revista ndërkombëtare. Kam qënë pjesë e projektit të Seminareve Europiane të Disertanteve në Ekonomiks (financuar nga DAAD) dhe e disa programeve të shkëmbimit në Gjermani dhe Itali. Gjithashtu kam qene në rolin e ekspertes së jashtme në disa projekte lidhur me Financat Publike
Fusha e kërkimit: Ekonomiks Publik, Makroekonomi
Lëndët: Ekonomiks i Sektorit Publik, Financat Publike, Ekonomiks Publik
Copyright © 2024 Fakulteti i Ekonomisë, Universiteti i Tiranës. Të gjitha të drejtat e rezervuara.