Departamenti: Ekonomiks
Grada/Titulli: Prof. Asoc Dr.
Funksioni: Personel Akademik
Kontakt: [email protected]
Biografia: Suela Kristo, është diplomuar në Ekonomiks, profili Statistikë, në Universitetin e Tiranës në vitin 2000 dhe jep mësim në Fakultetin e Ekonomisë, Universiteti i Tiranës prej këtij viti. Ajo ka dhënë leksione edhe në universitete të tjera publike dhe private. Suela mban gradën shkencore Doktor në Ekonomiks. Gjithashtu, ajo është autore e disa artikujve shkencorë dhe pjesëmarrëse në një sërë konferencash shkencore, kombëtare dhe ndërkombëtare. Mikroekonomia është kryesisht fusha e studimit në të cilën Suela jep mësim dhe ka fokusuar studimet e saj. Në fokusin e saj më të ngushtë, ajo interesohet kryesisht për: politikat e konkurrencës, eficiencën e tregjeve, institucionet financiare, ekonomiksin menaxherial, analiza krahasuese kryesisht të vendeve të Evropës Qendrore dhe Lindore, etj.
Fusha e kërkimit: Ekonomiks
Lëndët: Mikroekonomi, Seminar Special mbi Ekonominë Shqiptare dhe Botërore, Ekonomiks Menaxherial
Copyright © 2024 Fakulteti i Ekonomisë, Universiteti i Tiranës. Të gjitha të drejtat e rezervuara.