Universiteti i Sarajevës, në bashkëpunim me Fakultetin e Ekonomisë të Universitetit të Tiranës, organizoi në maj 2026 një Hackathon Ndërkombëtar në kuadër të projektit Erasmus+ DERHE. Aktiviteti u zhvillua online dhe bashkoi studentë nga të dy universitetet për të punuar mbi një sfidë praktike të kompanisë Mlin Ustikolina.
Studentet e Fakultetit të Ekonomisë bashkëpunuan me studentët e Universitetit të Sarajevës për zhvillimin e propozimeve që ndërthurin qëndrueshmërinë, transformimin digjital dhe planifikimin e biznesit. Puna përfshiu hartimin e një kuadri strategjik për kompaninë.
Studentët patën mundësinë të zbatonin njohuritë akademike në një rast konkret biznesi, të shkëmbenin këndvështrime dhe të prezantonin propozimet e tyre për diskutim dhe komente. Procesi u mbështet nga bashkëpunimi ndërmjet pedagogëve të dy universiteteve, duke lidhur të nxënit me kërkimin e aplikuar dhe nevojat e biznesit.
Ky aktivitet ilustron kontributin e DERHE në krijimin e mundësive për bashkëpunim ndërkombëtar mes studentëve dhe për lidhjen e arsimit të lartë me sfidat praktike të kompanive.
English
FEUT Students Participate in the DERHE International Student Hackathon
The University of Sarajevo, in cooperation with the Faculty of Economics, University of Tirana, organised an International Hackathon in May 2026 as part of the Erasmus+ DERHE project. The activity was held online and brought together students from both universities to address a practical business challenge for Mlin Ustikolina.
The Faculty of Economics students collaborated with students from the University of Sarajevo to develop proposals integrating sustainability, digital transformation and business planning. Their work included developing a strategic framework for the company.
Students had the opportunity to apply their academic knowledge to a real business case, exchange perspectives and present their proposals for discussion and feedback. The process was supported by cooperation between academic staff from both universities, connecting learning with applied research and business needs.
This activity illustrates DERHE’s contribution to creating opportunities for international student collaboration and connecting higher education with the practical challenges faced by companies.
Foto
