Programi: Erasmus+
Fusha/Veprimi: ERASMUS-EDU-2024-CBHE
Titulli i Projektit: “Boosting digital and green skills for a resilient and sustainable Western Balkan Society” – SKILL2SUSTAIN
Viti i fillimit: 2025
Kohezgjatja: 2025-2028
Qellimi i Projektit: Projekti synon të përhapë një qasje gjithëpërfshirëse ndaj dixhitalizimit dhe tranzicionit të gjelbër, duke krijuar një ekosistem arsimor efektiv, modern dhe të qëndrueshëm. Projekti mbështetet në nevojat dhe ambicien për të udhëhequr tranzicionin e dyfishtë – të gjelbër dhe dixhital – në institucionet e arsimit të lartë (IAL) në Rajonin e Ballkanit. Brenda projektit, IAL-të do të shërbejnë si ura lidhëse ndërmjet aktorëve të ndryshëm për ndërtimin e komuniteteve të qëndrueshme dhe elastike në vendet e treta që nuk janë pjesë e Programit në Rajonin e Ballkanit. Realizimi i këtij ambicioni është planifikuar me kujdes përmes aktiviteteve të projektit.
Copyright © 2025 Fakulteti i Ekonomisë, Universiteti i Tiranës. Të gjitha të drejtat e rezervuara.