- Programi: Albanian-American Development Foundation- AADF
- Fusha/Veprimi: Research, Employability and Advancement through Digitalisation - READ
- Titulli i Projektit: EU integration of the Western Balkans: expectations and obstacles
- Viti i fillimit: 2025
- Qellimi i Projektit: Integrimi i vendeve të BP-së në BE mbetet një sfidë e rëndësishme dhe komplekse. Pavarësisht përparimit të ndjeshëm në disa fusha, procesi i integrimit evropian për vendet e BP-së ka qenë i mbushur me pengesa, duke përfshirë pabarazi të thella ekonomike, papunësi, nivele alarmante të korrupsionit dhe krimeve të tjera, paqëndrueshmëri sociale dhe politike, si dhe çështje të pazgjidhura dypalëshe. Qëllimi kryesor i këtij projekti të propozuar është të analizojë pritjet dhe pengesat më të rëndësishme që Shqipëria dhe vendet e tjera të BP-së kanë në lidhje me procesin e integrimit, me objektivin e dhënies së rekomandimeve praktike për grupet përkatëse të synuara. Projekti do të rezultojë në një raport kërkimor i cili do të shërbejë si një burim i vlefshëm për politikëbërësit, studiuesit dhe organizatat e shoqërisë civile të interesuara.