Programi: AKKSHI
Fusha/Veprimi: Projekte të transferimit dhe Inovacionit - PTI
Titulli i Projektit: Integrimi i teknologjive smart në industrinë e hotelerisë në Shqipëri: Identifikimi dhe zgjidhja e sfidave për zhvillim të qëndrueshëm në turizëm.
Viti i fillimit: 2024
Kohezgjatja: 18 Muaj
Qellimi i Projektit: Ky projekt synon të rrisë efikasitetin, qëndrueshmërinë dhe cilësinë e shërbimeve të mikpritjes, në përputhje me standardet ESG dhe kuadrin rregullator të BE-së. Përmes analizës së rasteve të suksesshme, pyetësorëve dhe bashkëpunimit me aktorët e industrisë, projekti do të identifikojë nevojat dhe sfidat e sektorit dhe do të hartojë një strategji dhe një blueprint të detajuar për zbatimin e teknologjive smart dhe AI në strukturat akomoduese. Rezultatet do të ndahen përmes publikimeve, konferencave dhe workshopeve, duke nxitur inovacionin dhe zhvillimin e qëndrueshëm të turizmit.
Copyright © 2026 Fakulteti i Ekonomisë, Universiteti i Tiranës. Të gjitha të drejtat e rezervuara.