- Programi: AKKSHI
- Fusha/Veprimi: Projekte kombëtare të kërkimit dhe zhvillimi - PKZH
- Titulli i Projektit: Avantazhet dhe sfidat e integrimit të teknologjisë digjitale për mësimdhënien e Matematikës në ciklin parauniversitar dhe universitar
- Viti i fillimit: 2024
- Kohezgjatja: 12 Muaj
- Qellimi i Projektit: Qëllimi kryesor i këtij studimi është të analizojë ndikimin e përdorimit të teknologjive digjitale në mësimdhënien e Matematikës, duke vlerësuar efikasitetin e tyre në përmirësimin e cilësisë së të nxënit dhe në zhvillimin e aftësive dhe kompetencave të nxënësve dhe studentëve. Studimi synon të identifikojë përfitimet dhe sfidat që shoqërojnë integrimin e teknologjisë në procesin mësimor, duke u mbështetur në përvoja praktike dhe literaturë shkencore bashkëkohore. Përmes kësaj analize, synohet të ofrohet një pasqyrë e qartë mbi përdorimin e platformave digjitale për optimizimin e mësimdhënies dhe rritjen e angazhimit e motivimit të nxënësve dhe studentëve. Gjithashtu, studimi shqyrton mundësitë dhe pengesat e implementimit të teknologjive digjitale në sistemin arsimor shqiptar, me fokus të veçantë në arsimin universitar.