- Programi: AKKSHI
- Fusha/Veprimi: Marrëveshje Bilaterale; Kosovë 23-25
- Titulli i Projektit: Edukimi dhe Menaxhimi i Energjisë në Kampuset Universitare
- Viti i fillimit: 2024
- Kohezgjatja: 24 Muaj
- Qellimi i Projektit: Qëllimi i projektit është të rrisë kapacitetet institucionale dhe akademike të universiteteve për menaxhimin efikas dhe të qëndrueshëm të energjisë. Projekti synon të promovojë përdorimin racional të energjisë dhe integrimin e burimeve të ripërtëritshme në kampuset universitare, përmes analizave teknike, edukimit dhe ndërgjegjësimit të stafit dhe studentëve. Gjithashtu, ai kontribuon në forcimin e bashkëpunimit ndërinstitucional dhe në krijimin e modeleve të qëndrueshme që mund të replikohen në institucione të tjera arsimore.