Departamenti: Menaxhim
Grada/Titulli: Prof. Asoc. Dr.
Funksioni: Personel Akademik
Kontakt: [email protected]
Biografia: Sllavka Kurti ka kryer studimet pranë Fakultetit të Ekonomisë, Universiteti i Tiranës në Degën Administrim Biznesi dhe me tej ka perfunduar me rezultate të shkëlqyera studimet Master i Nivelit të Dytë në profilin Administrim Publik. Ka filluar karrierën akademike pranë Departamentit të Menaxhimit, që në vitin 2008 dhe është lektore në nivelin bachelor në lëndën Menaxhim e Menaxhim i Burimeve Njerëzore. Në nivelin master në lendët Administrim Publik Europian , Vlerësim i Politikave dhe Performancës në Sektorin Publik. Aktualisht mban titullin Profesore e Asociuar dhe ka kryer studimet Doktorale në fushën e Cilësisë së Shërbimeve Publike akorduar nga Universiteti i Tiranës. Si kërkuese ajo ka marrë pjesë në disa konferenca kombëtare e ndërkombëtare dhe është autore e artikujve shkencore të publikuara në revista shkencore brenda dhe jashtë vendit. Znj Kurti ka qenë pjesëmarrëse në disa workshop , trajnime si dhe është aktivizuar edhe si eksperte e jashtme lokale në disa projekte rëndësishme të organizuara nga IFC, pjesë e Bankës Botërore, Këshilli i Europës, DAP, etj.
Fusha e kërkimit: Menaxhimi i Cilësisë në Sektorin Publik; Politika Publike; Bashkimi Europian
Lëndët: Menaxhim Biznesi, Menaxhim i Burimeve Njerëzore, Administrim Publik, Administrim Publik Europian
Copyright © 2024 Fakulteti i Ekonomisë, Universiteti i Tiranës. Të gjitha të drejtat e rezervuara.