Regjistrim për Datat e Provimeve, Qershor-Korrik 2023, për studentët e vitit të fundit të studimeve

Studentët e vitit të fundit të studimeve, të ciklit Bachelor mund të zgjedhin deri në dy provime (të mbartura ose përmirësime) për t’i dhënë në datat 26 deri në 30 Qershor.

Studentët e vitit të fundit të studimeve, të ciklit Master mund të zgjedhin deri në dy provime (të mbartura ose përmirësime) për t’i dhënë në datat 3 dhe 4 Korrik.

Regjistrimi në lëndët që do të jepen provim, do të bëhet nga të gjithë studentët duke plotësuar linkun përkatës si më poshtë. Ndërsa studentët me vit fillimi të studimeve 2020 e kanë të detyrueshme të regjistrohen edhe në portalin Portalin e-Student.

Ju lutemi, plotësoni me kujdes fushat e kërkuara! Regjistrimi kryhet vetëm një herë.

Afati për regjistrimin në provimet e ciklit Bachelor është deri ditën e premte, datë 23 Qershor 2023, ora 12:00 ndërsa afati për regjistrimin në provimet e ciklit Master është deri ditën e premte, datë 30 Qershor 2023, ora 12:00.

Oraret dhe sallat janë përcaktuar si më poshtë.

*Kujdes: Do të lejohen të japin provimet vetëm studentët të cilët kanë shlyer tarifën e shkollimit.

Suksese!

Klikoni për më tepër:

Regjistrim për Datat e Provimeve Qershor 2023 për studentët e vitit të fundit të studimeve, të ciklit Bachelor

Regjistrim për Datat e Provimeve Korrik 2023 për studentët e vitit të fundit të studimeve, të ciklit Master

Datat e provimeve dhe ndarja e sallave, për provimet e vitit të fundit të studimeve, të sezonit shtesë, Bachelor, Qershor 2023

Datat e provimeve dhe ndarja e sallave, për provimet e vitit të fundit të studimeve, të sezonit shtesë, Master, Korrik 2023

 

Copyright © 2023 Fakulteti i Ekonomisë, Universiteti i Tiranës. Të gjitha të drejtat e rezervuara.