Departamenti i Manaxhimit, në përputhje me Ligjin 80/2015 “Për arsimin e lartë dhe kërkimin shkencor në institucionet e arsimit të lartë në Republikën e Shqipërisë” në kuadër të projekteve konkurruese e të shpallura fituese dhe të miratuara nga Dekani i FEUT për punën kërkimore të financuar nga FEUT, ka zhvilluar një seri workshop-esh mbi diskutimin e produktit të kërkimit shkencor të anëtarëve të Departamentit të Manaxhimit dhe doktorantëve të departamentit.

Në pesë workshop-et e zhvilluara, në datat 05.12.2022 dhe 07.12.2022 u përfshi i gjithë stafi akademik i Departamentit të Manaxhimit me qëllim nxitjen e kërkimit shkencor dhe intensifikimin e kulturës së diskutimeve të hapura të produkteve të kërkimit shkencor në departament.

Workshop-et u fokusuan në prezantimet e doktorantëve të Departamentit të Manaxhimit mbi progresin e deritanishëm të idesë së doktoraturës së tyre.

Anëtarët e departamentit, pjesëmarrës në çdo workshop, i shtuan vlerë me diskutimet e tyre me fokus orientimin dhe mbështetjen e doktorantëve, për literaturën, metodologjinë e kërkimit, mundësitë për botime të ardhshme, mundësitë për lidhjet me institucione dhe kompani që mund të jenë të interesuar për rezultatet respektive të kërkimit të doktorantëve të departamentit.

Workshop-et u moderuan nga profesorati i departamentit.

Workshop-et u zhvilluan në pesë grupe të ndryshme, sipas fushave përkatëse të kërkimit shkencor dhe u shoqëruan me shkëmbime idesh që i shërbejnë përmirësimit të vazhdueshëm dhe rritjes së cilësisë së kërkimit shkencor në departament.

Departamenti iu uron suksese të mëtejshme të gjithë doktorantëve tanë!

Foto gjatë zhvillimit të workshope-ve

Copyright © 2024 Fakulteti i Ekonomisë, Universiteti i Tiranës. Të gjitha të drejtat e rezervuara.