Fakulteti i Ekonomisë
Universiteti i Tiranës
Fakulteti i Ekonomisë
Universiteti i Tiranës

Konferenca dhe Botime

1 konf botime

Sot, më datë 20 Qershor 2018, në ambientet e Fakultetit të Ekonomisë UT, u zhvillua ceremonia e nënshkrimit të marrëveshjes së bashkëpunimit midis FEUT dhe Agjencisë së Prokurimit Publik.

Të pranishëm në këtë ceremoni ishin dekani i Fakultetit të Ekonomisë, Prof. Dr Dhori Kule, Drejtoresha e Përgjithshme e Agjensisë së Prokurimit Publik, Znj Reida Kashta, staf akademik dhe përfaqësues të APP.

Kjo marrëveshje midis dy institucioneve ka në fokus bashkëpunimin dhe mbështetjen për fushat me interes të përbashkët, trajnimin e studentëve të FEUT në module mbi praktikat dhe procedurat e prokurimit publik, ofrimin e internshipeve dhe rekrutimeve të studentëve të FEUT, të trajnuar në fushën e prokurimeve publike, organizimin e aktiviteteve dhe konferencave të përbashkëta.

Znj. Reida Kashta vlerësoi gatishmërinë dhe mbështetjen e FEUT në realizimin e kësaj marrëveshjeje.

 

 

Copyright © 2024 Fakulteti i Ekonomisë, Universiteti i Tiranës. Të gjitha të drejtat e rezervuara.